Kryeministri australian jep alarmin: Tensionet Ukrainë-Rusi po hyjnë në fazë të rrezikshme

Kryeministri australian jep alarmin: Tensionet Ukrainë-Rusi po hyjnë në fazë të rrezikshme

Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka thënë të dielën se rrethanat në Ukrainë po arrijnë një fazë shumë të rrezikshme.

Kështu u shpreh ai në një konferencë shtypi pas Australia mori vendim për pezullimin e përkohshëm të operacioneve të ambasadës së saj në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

“Situata siç po dëgjoni të gjithë po përkeqësohet dhe po arrin një fazë shumë të rrezikshme. Veprimet autokratike të njëanshme të Rusisë për të kërcënuar dhe ngacmuar Ukrainën janë të papranueshme”, ka thënë Morrison, raporton CNN.

Ai shtoi se familjet e personelit me bazë në Australi në operacionet e ambasadës së saj në Kiev, ishin larguar tashmë disa kohë më parë dhe se pjesa tjetër e mbetur e personelit tani është udhëzuar të transferohet në Lviv.

Kryeministri gjithashtu i bëri thirrje Kinës për reagim, duke thënë se ky vend mbetet “i heshtur” ndaj trupave ruse që grumbullohen pranë kufirit të Ukrainës në javët e fundit.

Deklaratat e tij vijnë pasi Kina kritikoi një takim të ministrave të jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Australisë, Japonisë dhe Indisë në Melburn javën e kaluar.

Related Articles