Kryeministri australian propozon ligje mbi shpifjen në platformat sociale

Kryeministri australian propozon ligje mbi shpifjen në platformat sociale

Kryeministri australian Scott Morrison po prezanton ligje të reja mbi shpifjen që do të detyrojnë platformat online të zbulojnë identitetet e lajmeve të rrejshme, ose përndryshe të paguajnë çmimin e shpifjes.



Siç shpjegon ABC News Australia, ligjet do t’i mbajnë përgjegjëse platformat sociale, si Facebook ose Twitter, për komentet shpifëse të bëra kundër përdoruesve, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Po ashtu, këtyre platformave do t’iu duhet të krijojnë një sistem ankesash që njerëzit mund ta përdorin nëse mendojnë se janë viktimë e shpifjes. Si pjesë e këtij procesi, personit që ka postuar përmbajtjen potencialisht shpifëse do t’i kërkohet ta heqë atë. Por nëse ata refuzojnë, ose nëse viktima është e interesuar të ndjekë veprime ligjore, platforma më pas mund t’i kërkojë ligjërisht publikuesit leje për të zbuluar informacionin e kontaktit të tyre.

Dhe nëse platforma nuk mund të marrë pëlqimin e publikuesit? Ligjet do të japin “urdhër për zbulimin e informacionit të përdoruesit”, duke u dhënë gjigantëve të teknologjisë mundësinë për të zbuluar identitetin e një përdoruesi pa leje.

Nëse kjo s’ndodh atëherë kompania do të duhet të paguajë për komentet shpifëse. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles