Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Londër për takim me kryeministrin brtianik, Keir Starmer.
Starmer përsëriti mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, duke thënë se “ne qëndrojmë me Ukrainën për aq kohë sa mund të jetë e nevojshme”.
Ai foli për “vendosmërinë e palëkundur” për të arritur një paqe të qëndrueshme për Ukrainën.
Zelensky falënderoi Starmer për mbështetjen e tij dhe falënderoi Mbretin Charles III që pranoi një takim me të nesër.
“Ne jemi të lumtur që kemi partnerë të tillë dhe miq të tillë”, thotë ai.
Vizita e Zelensky vjen një ditë pasi ai u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe disa ditë pasi vetë Starmer u takua me presidentin amerikan.