Keir Starmer, i pari kryeministër britanik i cili vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri, ka mbajtur fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Kryeministri Starmer e nisi fjalën e tij me batuta lidhur me motin e ditës së sotme.
“Kur unë zbrita nga avioni dje ishte diell, kështu që këto zërat se moti sot është për faj të britanikëve janë të gabuara”, tha ai duke qeshur.
Starmer: Jemi në një epokë të re, por është një epokë që karakterizohet nga luhatja, paqëndrueshmëria. Është e trishtë, por kjo është epoka ku kemi hyrë. Është shumë e rëndësishme që gjendemi sot këtu. Ishte shumë e rëndësishme të sinjalizonim qëllimin tonë për të punuar ngushtë me partnerët tanë. Ne kemi intensifikuar angazhimin me aleatët evropianë duke kuptuar se partneriteti është jetik për të arritur një rimëkëmbë të sigurisë. Kemi punuar për këto aleanca në mbarë Evropën. Është kënaqësi të vij këtu (Tiranë) dhe të punoj me ju si partnerët tanë. Sfida më urgjente është sigurimi i një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne duhet të bëjmë më shumë për mbrojtjen tonë. Javën e kaluar shpalla një paketë tjetër sanksionesh për flotën ruse në mënyrë që të mbrojmë infrastrukturën tonë. gjatë muajve të fundit kemi punuar fort që të sjellim te Koalicioni ynë i të vullnetshmve shumë ushëheqës politik dhe ushtarak. Javën e kaluar e kemi bërë këtë gjë jo vetëm si solidaritet, por një kujtsë që këto janë pikërisht të njëjtat vlera që ne lufotjmë për të ardhmen. Nëse Rusia nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve Putin duhet të paguajë çmimin. Rusia po tërheq këmbët zvarrë dhe nuk e ka seriozisht paqen. Ukraina është pala e paqes. Duhet të vendosim sanksione nëse është e nevojshme, Britania është gati të luajë rolin e vet.
LEXO EDHE: