Kryeministri hungarez akuzon BE-në se ua bllokoi fondet si pasojë e debateve për LGBTI-në

Kryeministri hungarez akuzon BE-në se ua bllokoi fondet si pasojë e debateve për LGBTI-në

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, e ka akuzuar Komisionin Evropian se ia ka bllokuar fondet për shkak të politikave të tyre për komunitetin LGBT.

Ai të premten deklaroi se BE-ja ka dështuar në aprovimin e pakos që kishte për t’ia dhënë këtij shteti për luftimin e koronavirusit, por kjo u ndalua për mospajtimet e Hungarisë që i kanë për të drejtat e komunitetit LGBT.

“Fondet do t’i merrnim hua nga Brukseli, ata nuk dëshirojnë të na i japin ato për shkak të debatit mbi politikën tonë ndaj LGBT”, ka deklaruar Orban në një konferencë për media.

Afati i fundit për Komisionin Evropian është deri në fund të shtatorit që të rishikojë edhe një herë punën e fondeve ndaj Hungarisë.

Nga BE deklaruan se refuzimi i tyre për paratë nuk u refuzua si pasojë e qëndrimit të Hungarisë ndaj komunitetit LGBT, por se lidhe me luftën e pamjaftueshme të këtij shteti kundër korrupsionit dhe mungesën e pavarësisë së gjyqësorit.

Related Articles