Kryeministri i Izrael e shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Kryeministri i Izrael e shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe e ka emëruar në vend të tij Israel Katzin.

Netanyahu ka thënë se ka pasur shumë boshllëqe mes tij dhe Gallantit mbi menaxhimin e luftës së Izraelit.

Ai ka shtuar se gradualisht ishte zhvilluar një “krizë besimi” mes tij dhe Gallantit që nuk lejonte menaxhimin normal të luftës, raportoi Reuters.

Gallant ka reaguar ndaj lajmit për shkarkim.

“Siguria e shtetit të Izraelit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë mision i jetës sime”.

Related Articles