Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu u zotua të “shkatërrojë” Hamasin ndërsa mblodhi sot për herë të parë kabinetin e urgjencës të Izraelit.
Takimi, i mbajtur në selinë ushtarake në Tel Aviv, filloi me ministrat që qëndruan për një moment heshtjeje në kujtim të rreth 1.300 izraelitëve të vrarë në sulmin e Hamasit fundjavën e kaluar, shkruan “The Independent”..
“Hamasi mendoi se do të shpërbëheshim, por jemi ne që do ta copëtojmë Hamasin”, tha Netanyahu.