Kryeministri i Izraelit, Benjamin Neanyahu është shpreshur se Izraeli është i vendosur që të bëj gjithçka për të mbrojtur vendin.
Këto deklarata ai i bëri në një takim me kabinetin e tij të sigurisë.
Sipas raportimit të CNN, ai është shpreshur se do të mbajnë një rregull të thjeshtë: “kushdo që na lëndon – ne e lëndojmë atë”.
Tutje ai ka shtuar se gjatë mëngjesit të së dielës kanë kuptuar për përgatitjet e Hezbollahut për ta sulmuar Izraelin.
“Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit në udhëzuam IDF-në (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit) që të veprojnë në mënyrë proaktive për të hequr kërcënimin”, tha ai. /Gazeta Enigma