Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, është prekur me koronavirus.
Në njoftimin e lëshuar nga qeveria që ai e drejton thuhet se ai i ka anuluar të gjitha takimet dhe vizitat e planifikuara për ditët në vijim.
Vuçeviq po trajtohet në shtëpi, duke përdorur terapi mjekësore. Ai do t’i kryejë obligimet e tija nga shtëpia, shkruan Tanjug.