Kryeministri izraelit: Do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun pa mëshirë kudo në Liban

Kryeministri izraelit: Do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun pa mëshirë kudo në Liban

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë objektivat e Hezbollahut kudo në Liban, duke përfshirë kryeqytetin e vendit Bejrut.

“Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun pa mëshirë kudo në Liban, përfshirë Bejrutin”, citohet të ketë thënë ai në bazën stërvitore të Brigadës Golani të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

Kjo bazë stërvitore u godit të dielën në mbrëmje nga një dron i Hezbollahut i nisur nga Libani jugor, duke vrarë katër ushtarë izraelitë dhe duke plagosur më shumë se 60 njerëz.

Netanyahu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e katër ushtarëve izraelitë të vrarë në sulmin e së dielës, duke shtuar se do të vizitojë ata që u plagosën.

“Së bashku me gjithë kombin, lutem për shërimin e tyre të shpejtë. Ne po vazhdojmë të luftojmë. Ne po paguajmë një çmim të dhimbshëm, por kemi arritje të konsiderueshme të cilat do të vazhdojmë t’i bëjmë”, tha ai. /Gazeta Enigma

Related Articles