Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka njoftuar se Al Jazeera do të mbyllet në Izrael.
Netanyahu akuzoi rrjetin në pronësi të Katarit për “nxitje” dhe tha se vendimi i kabinetit kishte qenë unanim.
Al Jazeera e dënoi këtë veprim si “kriminal”, raporton BBC.
Gazetarëve të huaj u ndalohet hyrja në Gaza dhe stafi i Al Jazeera-s ka qenë disa nga gazetarët e vetëm në terren.
Për vite me radhë, zyrtarët izraelitë kanë akuzuar rrjetin për paragjykime anti-izraelite.
Por kritikat e tyre ndaj transmetuesit janë intensifikuar që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor, në të cilat 1200 njerëz u vranë dhe më shumë se 250 u morën peng. 128 prej atyre pengjeve janë ende të pagjetur – dhe mes tyre, të paktën 34 supozohen të vdekur.
Të paktën 34 mijë e 683 palestinezë janë vrarë dhe 78 mijë e 18 janë plagosur në Gaza që nga 7 tetori, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi.