Kryeministri kanadez, Mark Carney, ka mbërritur në Kiev në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, ku pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky.
Në një postim në rrjetet sociale, Carney uroi popullin ukrainas për Ditën e 34-të të Pavarësisë, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme nga Kanadaja:
“Ne jemi me ju në çdo hap të rrugës për të mbrojtur sovranitetin tuaj dhe për të realizuar ëndrrat tuaja për vendin tuaj”, shkroi ai.
Zelensky pranoi urime nga një sërë liderësh ndërkombëtarë, përfshirë Donald Trump, Marco Rubio, Mbretin Charles dhe Papa Leon, të cilët e përgëzuan Ukrainën për këtë ditë historike.