Kryeministri Kurti bashkë me gruan e vajzën vizituan Manifestan (FOTO)

Kryeministri Kurti bashkë me gruan e vajzën vizituan Manifestan (FOTO)

Kryeministri i vendit, Albin Kurti bashkë me gruan e tij dhe vajzën kanë vizituar bienalen Manifesta në Prishtinë.

Kurti krahas fotografive familjare që shpërndau u bëri thirrje njerëzve që ta vizitojnë edhe për 25 ditë ekspozitat dhe intervenimet artistike, njofton Klankosova.tv.

“Edhe 25 ditë të Manifesta-s në 25 vende në Prishtinë. Bashkë me Lean dhe Ritën vizituam veprat e artistëve vendorë e ndërkombëtarë që janë pjesë e Biennales nomade të artit, Manifesta” ka shkruar Kurti.

Related Articles