Kryeministri Kurti, në pritje të rizgjedhjes kryetar (VIDEO)

Kryeministri Kurti, në pritje të rizgjedhjes kryetar (VIDEO)

Tri opsionet e fletëvotimit që Albin Kurti pati para vetes të dielën, lidhen me të.

Pa kundërkandidatë në garën për të parin e Vetëvendosjes, ai dhe mbi 50 mijë anëtarët tjerë të Lëvizjes, patën mundësinë të votojnë, për, kundër apo të abstenojnë për rizgjedhjen e tij, në krye të partisë, për hetë të tretë.

Zgjedhjet e katërta të brendshme u zhvilluan kryesisht në shkollat e 43 qendrave.

Në proces, do të zgjedhen edhe kryetarët e 26 degëve, i pari i Rinisë së Lëvizjes, dhe kryetarja e organizatës, Gratë për Vetëvendosje, ku kandidate ishte Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje shpalli zgjedhjet e brendshme në mars të këtij viti.

Related Articles