Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta. Boksieri shqiptar shënoi fitore mbrëmë ndaj britanikut Chris Jenkins.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve. Pastaj gjyqtari e ndërpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.
Pas këtij triumfi ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Ai përmes profilit të tij në Instagram tha se kjo fitore na gëzoi e na bëri krenarë të gjithëve.
“Floriani jonë mbetet kampion i pamposhtur. Ndeshja e tij e 12-të, fitorja e 11-të. Kësaj radhe nuk iu deshën më shumë se 4 raunde për të mbrojtur titullin e tij, e për të na gëzuar e bërë krenarë të gjithë ne”, shkroi Kurti