Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport

Kryeministri Kurti priti në takim Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport

Bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe OSBE-së, me fokus sigurinë, komunitetet dhe të drejtat, ishin tema të takimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me Shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.


U bisedua për forcimin e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve Zyrtare dhe mbështetjen për Zyrën së Komisionerit për Gjuhët, në mënyrë që të lehtësohet qasja në informata me interes publik.


Po ashtu, u diskutua për çështjen e banimit social dhe fuqizimit ekonomik të grave, si dhe organizimin e forumit, që planifikohet të mbahet mbi këto tema.

Ambasadori Davenport shprehu gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes për qeverinë, në përputhje me nevojat e institucioneve dhe fushëveprimin e OSBE-së./Gazeta Enigma/

Related Articles