Edhe kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Kurti tha se Nishani do të kujtohet për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, deputet e ministër.
Kurti shtoti se është mirënjohës ndaj tij edhe për dhënien e shtetësisë shqiptare.
“Nishani dha mbështetje të pakursyer për Republikën e Kosovës dhe bashkatdhetarët tonë kudo. I jam mirënjohës për dhënien e shtetësisë shqiptare gjatë mandatit të tij”.
“Në këto ditë të vështira për familjen, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta zonjës Odeta për humbjen e bashkëshortit, Ersit dhe Fionës për babain, dhe mbarë kombit shqiptar për Presidentin e shtetit tonë amë”, shkroi Kurti.