Kryeministri Kurti takohet me Christopher Hyland, flasin për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së

Kryeministri Kurti takohet me Christopher Hyland, flasin për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me bashkëpunëtorin më rë afërt të ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe njëkohësisht edhe udhëheqës i fushatës së tij presidenciale, Christopher Hyland.

“Kurti e falënderoi Hyland për dedikimin e tij të gjatë ndaj Kosovës dhe paqes së qëndrueshme në rajon, duke qenë edhe një nga personat e parë që e solli çështjen e Kosovës në vëmendjen e atë kohë presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton”, thuhet në komunikatë për media.

Me Hylandin, kryeministri ka folur për rëndësinë e veçantë të marrëdhënieve dhe raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos në rrafshin e zhvillimit ekomomik nëpërmjet investimeve potenciale të investitorëve amerikanë në Kosovë dhe në atë të sigurisë dhe paqes në Ballkan për shkak të rreziqeve që agresioni i paprovokuar rus ndaj Ukrainës mund të paraqes për rajonin.

“Këto dyja ishin edhe fokusi kryesor i vizitës sime në SHBA dhe do të vazhdojnë të jenë prioritete tona”, ka thënë Kurti.

Related Articles