Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se është i interesuar ti forcojë sindikatat.
“Qëllimi im ka qenë që të takojë kreun e BSPK-së, dhe ministrja e arsimit është ajo që takon kreun e SBASHK-ut dhe kështu bëhet komunikimi”, ka thënë ai.
“Greva nga BSPK-ja është shpallë më 17 gusht në ditën që jam nis në Bruksel dhe po atë ditë udhëheqës është shpall Rrahman Jasharaj dhe më 17 në Kosovë lajmi kryesor ishte që fillon greva e sindikatave në shtëpinë time”, ka shtuar ai.
“Opozita nuk e ka hallin me arsimin e Rrahman Jasharajn por me mua”, tha ndër të tjera ai.
Kurti, ka folur edhe për debatin ku në takim Rrahman Jasharaj e ka quajtur vëlla.
“Shikone unë i kam dy vëllezër por asnjëri as në Kurti 1 e as në Kurtin 2 s’ka ardhë në Qeveri, sepse vëllezërit janë për shtëpi nuk ka kryeministër me vllazni”, ka thënë ai.