Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan gjatë ditës së sotme Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës (Trust).
Prezent në takim nga ana e Trustit ishin kryetari i Bordit, Emanuel Bajra dhe anëtarët Mimoza Mustafa, Trim Shala, Shpresim Vranovci, si dhe Adrian Zalli, drejtor Menaxhues.
Gjatë diskutimit, kryeministri Kurti konfirmoi mbështetjen për institucionin, sidomos në avancimin profesional dhe ngritjen e resurseve njerëzore në fushën e financave.
Ai shtoi se fuqizimi i institucionit është i rëndësishëm, marrë parasysh peshën e madhe që fondi ka krahas ekonomisë, por edhe si instrumenti kryesor për sigurimin e një pensioni të dinjitetshëm në të ardhmen.