Delegacionet, përfshirë kryeministrat, atë të Polonisë, Republikës së Çekisë dhe të Sllovenisë kanë arritur në territorin polak pas vizitës së tyre në Kiev.
Kumtin për këtë e ka dhënë zëdhënësi i Qeverisë së Polonisë, transmeton Gazeta Enigma.
“Kryeministri polak, ai slloven dhe ai i Republikës së Çekisë bashkë me delegacione janë kthyer të sigurt nga Kievi në Poloni”, ka shkruar Piotr Muller në Twitter./Gazeta Enigma/