Kryeministri portugez Antonio Costa së fundmi është takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në Kiev.
Costa vazhdimisht ka bërë të ditur për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij për Ukrainën, duke postuar më pas në Twitter se Portugalia kishte rënë dakord të dërgonte 250 milionë euro ndihmë financiare, transmeton GazetaEnigma.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Zelensky përsëriti shpresat që Ukraina të bëhet një kandidate për t’u bashkuar me Portugalinë dhe 26 vende të tjera si anëtarë të plotë të Bashkimit Evropian.
Nuk ka pasur konsensus brenda bllokut nëse Ukraina duhet të lejohet të regjistrohet plotësisht. / GazetaEnigma