Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq ka njoftuar se emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet të arrijë së shpejti në Serbi.
Tutje ai theksoi se së shpejti pritet të mbahet edhe një takim në Bruksel.
“Lajçak ishte në Bled në forumin strategjik dhe më pas shkoi në Prishtinë dhe po vjen në Beograd, do të shohim se çfarë lajme do të sjellë, mendoj se takimi në Bruksel na pret shumë shpejt dhe se do të vijnë ditët kur do të dëgjojmë gjëra shumë më konkrete për të dhe shpresoj që Kurti të mos vazhdojë serinë e tij të papërgjegjshme të lëvizjeve”, deklaroi shefi i ekzekutivit serb, raporton Tanjug, transmeton Gazeta Enigma.
Edhe Lajçak ka konfirmuar se së shpejti do ta vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh në Bruksel. /Gazeta Enigma