Denys Shmyhal, kryeministri i Ukrainës, akuzoi Rusinë për krime lufte dhe shënjestrim të objektivave civile dhe tha se Moska do të përballet me një “gjykatë ushtarake”.
Gjatë një konference për shtyp të shtunën, Shmyhal tha se Rusia bombardoi kopshtet e fëmijëve, blloqet e banimit dhe autobusët me fëmijë.
“Për këto krime, komanda ruse me siguri do të dërgohet gjykatën ushtarake. Armiku me siguri do të dënohet për vrasjen e fëmijëve ukrainas. Ukraina nuk do t’i falë ata për këtë”, tha Shmyhal.