Kryeministrja e Finlandës rezulton negative në testin e drogës

Kryeministrja e Finlandës rezulton negative në testin e drogës

Negativ është testi i drogës për kryeministren finlandeze, Sanna Marin, e cila është testuar për shkak të reagimeve të shumta në publik që janë bërë ndaj saj, si pasojë e një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku ajo shihet duke kënduar dhe vallëzuar në një festë.

36 vjeçarja pranoi të bënte testin të premten për të ulur reagimet për sjelljen e saj.

Ajo thotë se nuk ka përdorur kurrë drogë dhe mohon të ketë bërë diçka të paligjshme në festë, por thotë se ka pirë alkool.

Në një deklaratë të Qeverisë së Finlandës thuhet se nuk është gjetur drogë në testin e Marin.

Tutje, deklarohet se kryeministrja i kishte paguar vetë shpenzimet e testit, shkruan BBC.

.

Related Articles