Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar letër urim nga kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës, Prayut Chan-ocha.
Kryeministri i Mbretërisësë Tajlandës, Gjeneral Prayut Chan-ocha, beson që marrëdhëniet e përzemërta ndërmjet Tajlandës dhe Kosovës, do të forcohen edhe më shumë për përfitime të përbashkëta të dy shteteve tona dhe popujve tanë.
Në letrën adresuar kryeministrit Kurti, kryeministri i Mbretërisë së Tajlandës i ka uruar atij suksese të shumta në përmbushjen e detyrës që i është besuar.