Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Estoni ka zhvilluar një takim me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, raporton Gazeta Enigma.
Kallas ka thënë se Estonia mbështet reformat dhe rrugën euroatlantike të Kosovës.
“Pata një takim të mirë në Talin me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Estonia ishte ndër vendet e para që njohu shtetësinë e Kosovës në 2008. Ne i mbështesim reformat dhe rrugën Euro-Atlantike të Kosovës. Kosova e fortë është në interes të të gjithë Evropës”, ka shkruar ajo.