Vladimir Medinsky, i cili është kryenegociatori i Vladimir Putinit ka thënë se Rusia ka propozuar armëpushim për dy-tre ditë në zona të caktuara.
Medinsky tha gjithashtu se negociatorët rusë u dorëzuan homologëve të tyre ukrainas një memorandum të detajuar ku përshkruheshin kushtet e Moskës për një armëpushim të plotë, raporton Sky News.
Ai tha se ky memorandum përmbante hapa për një armëpushim të plotë dhe se Ukraina tani do ta shqyrtonte atë.
Medinsky është shprehur gjithashtu se Rusia do t’i dorëzojë Ukrainës më shumë se 6 mijë trupa gjatë javës së ardhshme.