Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se e mirëkupton qortimin e ShBA-së ndaj Kosovës, por sipas tij, kjo e cenon vetëm përgjegjësinë globale dhe evropiane që ato e kanë në relacion me BE-në.
Sipas Konjufcës, përgjegjësia e ShBA-së është me e madhe se e Kosovës, pasi sipas tij, Kosova e sheh ndryshe Serbinë dhe ShBA-ja ndryshe.
“Ne e shohim ndryshe. Neve s’na njeh hic Serbia, ne e kemi shtet armiqësor. Kurse, ShBA-të kanë pikëvështrim tjetër. Ajo e sheh Serbinë se si ta shkëput prej Rusisë, kurse ne nuk veprojmë drejt atij qëllimi”, është shprehur Konjufca në Rubikon në Klan Kosova.
Tutje, ai tërhoqi një paralele në kohën kur partia të cilës i takon Konjufca, Vetëvendosje, e kundërshtonte Planin e Ahtisarit, duke thënë se ShBA-ja e përkrahte atë plan.
“ShBA-ja e përkrahte atë plan dhe kur them unë se po e refuzoj Planin e Ahtisarit se nuk po dua që serbët ta bllokojnë kushtetutën dhe parlamentin, ti s’mund të më quash mua anti-amerikan sepse unë po lypi më shumë për vendin tim”, është shprehur Konjufca.
VIDEO: