Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ramiz Buzhala, dyshohet se ka shpërndarë pyetjet e testit për bashkëpunëtorë professional, raporton Express.
Kallxo.com raporton se Buzhala ka dërguar në numrin e gazetares pyetjet e testit, duke shkruar “këto janë pyetjet për testin me shkrim”.
Këto pyetje i ka dërguar duke menduar se po i dërgon te një person tjetër. Ai në mesazhin e tij dërguar gazetares, i bën thirrje kandidates po ashtu me emrin Adelina që ta shfrytëzojë kohën deri në ora 13:00.
Pasi kontaktohet, Buzhala vetëm thotë “gabim”, por s’tregon se për kë ishin adresuar pyetjet.
“Ja gabim, gabim jem, Adelina gabim është diçka…”, ka thënë Buzhala.