Kryeprokurori në Prizren flet për gjendjen e vajzës 10-vjeçare që u ther nga babai

Kryeprokurori në Prizren flet për gjendjen e vajzës 10-vjeçare që u ther nga babai

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka therur për vdekje vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare.

Në lidhje me këtë, kryeprokurori në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë të ditur se vajza e plagosur është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit jemi njoftuar nga hetuesit policor që ka ndodhur një rast i vrasjes, ku ka humbur jetën një vajzë rreth 15-vjeçare dhe një tjetër është e plagosur dhe dyshohet se krimi është kryer brenda familjes. Po ashtu edhe kryerësi i veprës është i vetlënduar”, tha Kryeziu në “Ora 7” në Klan Kosova.

“Vajza tjetër e mitur 10-vjeçare në bazë të informatave është jashtë rrezikut për jetë, gjithashtu edhe kryerësi i veprës penale është jashtë rrezikut për jetë”, është shprehur ai.

Related Articles