Kryeqyteti indian kërkon ndihmën e ushtrisë në mes të krizës nga Covid-19

Kryeqyteti indian kërkon ndihmën e ushtrisë në mes të krizës nga Covid-19

Autoritetet në kryeqytetin indian, New Delhi, kanë bërë thirrje për ndihmë nga ushtria ndërsa qyteti është duke luftuar me një valë të dytë brutale të COVID-19. Spitalet në qytet janë në krizë, me mungesë shtretërish në kujdesin intensiv dhe me mungesë akute të oksigjenit mjekësor.

Qeveria e Delhit dëshiron që ushtria të drejtojë ambientet ku ka të prekur me koronavirus dhe njësitë e kujdesit intensiv, raporton BBC. Në të gjithë Indinë, numrat e rasteve që nga fillimi i shpërthimit të COVID-19 kanë shkuar në 20 milionë.

Vendi ka parë më shumë se 300 mijë raste të reja në ditë për gati dy javë rresht ndërsa numri i vdekjeve është mbi 220 mijë. Ekspertët thonë se rastet totale me COVID-19 dhe vdekjet në Indi ka të ngjarë të jenë shumë më të larta, duke përmendur mungesën e testimit dhe pacientët që vdesin në shtëpi pa u parë nga mjekët.

Related Articles