Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama ka njoftuar se deri ën fund të vitit kryeqytetit do t’i shtohen edhe 30 autobusë të tjerë.
Rama në RTV Dukagjin ka bërë të ditur se për këtë ka nënshkruar kontratë 10 milionë me IBRD me Bankën Evropian të Zhvillimit.
“Jemi duke e përpiluar strategjinë e re, e kemi nënshkruar kontratën për 10 milionë euro me IBRD, me Bankën Evropiane të Zhvillimit, do t’i sjellim 30 autobusë shtesë, 6 prej tyre elektrikë.” – ka thënë Rama.
Ai tutje ka thënë se janë në diskutim që në vend të vijnë edhe 50 kombibusë, të cilët do të shërbejnë për të hyrë në zona ku autobusët e mëdhenj nuk mund të hyjnë.
“Shpresoj që deri në fund të këtij viti, sepse IBRD është duke bërë prokurimin. Kemi nevojë shtesë jo vetëm të autobusëve, por kemi edhe kombibusëve që duhet të hyjnë nëpër zona ku autbousët e madhësisë së tanishme nuk mund të hyjnë. Jemi në diskutim për 50 kombibusë elektrikë.” – ka thënë Rama.