Kuvendi i Kosovës nesër mban mbledhjen e Kryesisë në ora 10:00, ka bërë të ditur Kuvendi përmes një njoftimi për media.
Këto pritet të jenë pikat e rendit të ditës:
I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
II. Përgatitjet për Seancë plenare:
1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.