Kryetarët e Komunave Veriore janë takuar sot me komandantin e KFOR-it, Franko Federicin, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin e bërë nga Lista Serbe tregohet se ata kanë kërkuar nga Federici që KFOR-i të mbetet neutral dhe të përkujdeset për siguri.
“Me atë rast, kryetarët e komunave kërkuan nga komandanti i KFOR -it që ushtarët e KFOR -it të qëndrojnë neutral dhe të veprojnë në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Tutje ata kanë shtuar se kanë njoftuar KFOR-in për incidentet të shkaktuar sipas tyre nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës.
Kujtojmë se incidente të tilla të supozuara nga pala serbe, janë demantuar nga ana e Policisë së Kosovës.