Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, po vazhdon të qëndrojë në objektin e komunës, që nga dita e hënë kur është futur aty nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Ai deklaroi se edhe sonte do të qëndrojë aty.
“Ta shohim situatën deri nesër si po shkojnë punët”, tha ai, duke ofruar edhe disa imazhe nga qëndrimi i tij në zyrë.
Hetemi kishte shkuar në zyrë para se të mblidheshin protestuesit serbë para objektit të komunës, duke bërë që ai të mbetet i bllokuar për t’i kaluar tashmë dy net aty.