Kryetari i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Arben Limani, ka njoftuar për dorëheqjen nga ky post, në mbledhjen e sotme të Bordit të Drejtorëve të kësaj agjencie.
Limani nuk ka njoftuar për arsyet e dorëheqjes. Ai u emërua në këtë post në qershor të vitit 2022.
Në mbledhje po ashtu u diskutua dhe u informua për një sërë çështjesh të rëndësishme që prekin aktivitetet e Agjencisë dhe zhvillimet e fundit në procesin e privatizimit.
Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte (17 aprovime dhe 14 refuzime). /Gazeta Enigma