Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur të hënën mbledhja e bordit të drejtorëve, e cila ishte e hapur për publikun, e në të cilën kanë raportuar për punën 100-ditëshe dhe planifikimin për muajt në vijim, raporton Gazeta Enigma.
Me këtë rast, kryetari Hyseni ka thënë se ky 100 ditësh ishte mjaftë dinamik në organizim dhe aktivitete.
Kreu i Gjilanit ka theksuar se transparenca dhe llogaridhënia janë dy standarde të ngritura që do të fuqizohen edhe më shumë në të ardhmen, duke shtuar se kanë vendosur dhe thelluar bashkëpunimin me shumë institucione, organizata dhe përfaqësi diplomatike në vend nga të cilat theksoi se kanë gjetur mjaftë përkrahje.
“Po punojmë shumë në projekte që kanë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal. Do t’i shtyjmë përpara këto projekte duke siguruar edhe mbështetje financiare për realizimin e tyre”, ka thënë kryetari Hyseni.
“Në prioritetet tona janë zona ekonomike që do të ofrojë mundësi zhvillimi ekonomik për komunën e Gjilanit. Në partneritet me universitetin UBT dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve tjerë kjo qendër do të bëhet. Po punojmë në Projektin për sheshin e qytetit, shtigjet e hikingut dhe projektin për zgjerimin e rrugës së Malishevës”, ka shtuar kryetari Alban Hyseni, duke paralajmëruar se investimet do të kthehen edhe në fshatra si: Shillovë, Demiraj, Bresalc, Perlepnicë, Livoq i Epërm dhe në Lagjen e 8-të.
Po punojë shumë në projekte që kanë impakt të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal. Do t’i shtyjmë përpara këto projekte duke siguruar edhe mbështetje financiare për realizimin e tyre.
Në prioritetet tona janë zona ekonomike që do të ofrojë mundësi zhvillimi ekonomik për komunën e Gjilanit. Në partneritet me universitetin UBT dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve tjerë kjo qendër do të bëhet.
Po punojmë në:
– Projektin për sheshin e qytetit,
– Shtigjet e hikingut dhe
– Projektin për zgjerimin e rrugës së Malishevës.
Ekonomisë së Gjilanit dhe zhvillimit të turizmit e shtimit të aktiviteteve kulturore do t’i ndihmojë edhe projekti për Kalanë e Pogragjës për të cilin po punojmë ngushtë me Universitetin e Prishtinës dhe Institutin Arkeologjik te Kosovës e Qendrën e Trashëgimisë Kulturore.
Ndërkohë, në këtë mbledhje ka raportuar edhe nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku dhe drejtorët e drejtorive komunale./Gazeta Enigma/