Kryetari i Gjilanit: Do të investojmë në Kalanë e Pogragjës që të bëhet më atraktive për turistët

Kryetari i Gjilanit: Do të investojmë në Kalanë e Pogragjës që të bëhet më atraktive për turistët

Kryetari i Komunë së Gjilanit, Alban Hyseni, këtë të hënë ka zhvilluar takim me përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, Fakulteti i Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, Qendra e Trashëgimisë Kulturore, zyrtarë komunalë e përfaqësues nga fshati Pogragjë, ku është diskutuar rreth investimeve për t’ia shtuar atraktivitetin turistik Kalasë së Pogragjës, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Kryetari Hyseni tha se rajoni i Anamoravës është një nga vendet mjaft të pasura, si me monumente, gjithashtu edhe me vlera tjera të kulturës historike.

“Kalaja e Pogragjës, si një nga luginat më të rëndësishme e pahulumtuar gjer në fund, do të duhej të ishte pikë e rëndësishme për vizitorë e turistë. Diskutuam rreth investimeve në qasjen e saj, rrugën e shtegun për ecje, ndërtimin e kinemasë së hapur afër saj e shumë atraksione tjera të cilat do t’ia shtonin atraktivitetin turistik kalasë, e turizmin Gjilanit”, ka theksuar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni./Gazeta Enigma/

Related Articles