Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se klubi futbollistik Kika së shpejti do të bëhet me stadium modern, shkruan Gazeta Enigma.
Tutje ai ka njoftuar se klubi Kika nga viti i ardhshëm do të ketë sponsor general kompaninë Teuta-M nga Gjilani.
Postimi i plotë i Kadri Rahimaj:
A jeni gati për tri super lajme?
1) Në vitin 2023 në vlerë prej 1.6 milion euro po e ndërtojmë stadiumin modern për Klubin Futbollistik Kika, i financuar nga MKRS me Ministër z. Hajrulla Çeku, të cilin e falënderojmë shumë për mbështetjen e dhënë .
2) Punimet në fushën sintetike janë duke vazhduar suksesshëm dhe kanë marrë formën e duhur .
3) Klubi Kika në vitin e ardhshëm do ta ketë sponsor gjeneral kompaninë Teuta-M nga Gjilani.
Nuk do të lejojmë që të shuhen talentet , për mungesën e përkrahjes nga institucionet. Prandaj #nukNdalemi.