Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë dorëzon kërkesë për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë dorëzon kërkesë për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht ka kërkuar hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, shkruan Gazeta Enigma.

Lutfiu ka dorëzuar shkresë në Universitetin e Beogradit dhe Ministrinë e Arsimit të Serbisë.

Ai ka shtuar se hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë.

“Sot përmes një shkrese iu drejtova Universitetit të Beogradit-Fakultetit Filologjik, Katedrës së Albanologjisë, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë. Me kërkesë të njëjtë iu drejtova dhe Ministrisë së Arsimit të Serbisë. Përveç kësaj kërkova edhe takim për t’i konkretizuar gjërat. Kjo katedër merr kuptimin e plotë kur e ka të hapur degën e saj në Preshevë, në qytetin që është i banuar me mbi 95% shqiptarë”, ka shkruar ai në Facebook.

Related Articles