Kryetari i Kievit, Vitaliy Klitschko, është duke paralajmëruar banorët e kryeqytetit se forcat ruse janë duke lëvizur drejt qytetit dhe u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda dhe të përgatiten për të mbrojtur qytetin.
“Armiku po mbledh forcat afër e më afër”, ka thënë Klitschko, duke shtuar se ka luftime në afërsi të Kievit.
“Ne jemi të përgatitur dhe do ta mbrojmë Kievin. U bëj thirrje banorëve të Kievit që të mos humbin guximin”.
Deri më tani, Kievi u ka rezistuar përpjekjeve për pushtim rus.
Një konvoj i armatosur – 65 kilometra i gjatë – është duke iu afruar qytetit nga veriu.
Analistët besojnë se konvoji mund të shërbejë si ndihmë për një tentim pushtimi nga perëndimi. / Gazeta Enigma.