Kryetari i LDK-së Abdixhiku tifoz i zjarrtë i Milanit, ishte i pranishëm edhe ndaj Atalantës

Kryetari i LDK-së Abdixhiku tifoz i zjarrtë i Milanit, ishte i pranishëm edhe ndaj Atalantës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një foto nga stadiumi “San Siro” ku përcolli ndeshjen Milan-Atalanta. I pari i LDK-së njihet si fans i flakët i Milanos.

“Rossonerët” po ecin drejt titullit këtë vit në ligën italiane, ndërsa edhe fituan këtë ndeshje me rezultatin 2-0.

“Këtë herë në festë! Forza Milan”, shkruan Abdixhiku në statusin e tij në Facebook.

Milan është 5 pikë përpara rivalit lokal Inter në garën për titull, ndërsa këta të fundit kanë një lojë më pak të zhvilluar.

Related Articles