Kryetari i LDK-së flet për ofertën e Vetëvendosjes

Kryetari i LDK-së flet për ofertën e Vetëvendosjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së tij për të mos bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.

Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, i tha se ju morët një letër nga Albin Kurti m% dat% 05.05.25, “sikur datë e martesës”, e Abdixhiku tha se ka qenë ditëlindja e vajzës së tij.

Tutje, Abdixhiku tha se nuk mund të bashkëpunojmë me një parti që ka izoluar Kosovën.

“Kemi dallime në substancë. Nuk bashkëqeverisim me ta. Ky është zotim i yni ndaj elektoratit tonë. Kemi dallime vlerore me partinë e parë”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, LDK nuk mund të ulet për të bashkëpunuar me një parti që i ka quajtur bashkëpunëtorë të Serbisë e Vuçiqit.

“Partia e parë ka zgjedhur jo vetëm polarizimin, por edhe shpifjen, urrejtjen dhe akuzat ndaj njerëzve të LDK-së. Ky kryeministër në detyrë ka thënë se deputetë të LDK-së janë bashkëpunëtorë të Serbisë, e ky pret tash të ulemi e të bashkëpunojmë”, ka thënë Abdixhiku.

Related Articles