Kryetari Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka folur mbi gjendjen e krijuar në jëtë qytetet si pasojë e vërshimeve.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, thotë se ndodhet pranë qytetarëve në këto ditë jo të lehta që e kanë kapluar Malishevën si pasojë e vërshimeve.
“Vërshimet si një fenomen natyror që janë, me vështirësi menaxhohen, jo vetëm në Malishevë por kudo në botë, dhe për këtë fakt ne kërkojmë mirëkuptim qytetar, dhe shpresojmë që dëmet të jenë sa më të vogla”, ka shkruar Kastrati.
“Mirënjohje pa fund për bashkëpunëtorët e qeverisjes sonë komunale, trupat emergjente, institucionet shëndetësore, policinë këtu në Malishevë, operatorët ekonomikë dhe gjithë vullnetarët që po bëjnë të pa mundurën që akset rrugore të jenë të kalueshme dhe qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme”.