Kryetari i Obiliqit i reagon KEK-ut për projektin e parkut solar, thotë se komuna nuk është konsultuar

Kryetari i Obiliqit i reagon KEK-ut për projektin e parkut solar, thotë se komuna nuk është konsultuar

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi i cili në media ka prezantuar ndërtimin e një parku solar në këtë komunë.

Gashi përmes një komunikate për media ka thënë se KEK-u ka planifikuar projkte pa konsultime me komunën që nga marrja e mandatit, ku operon kjo orporatë duke shtuar se Krasniqi nuk e ka theksuar rëndësinë e shëndetit të banorëve të Obiliqit.

“Sipas drejtorit të KEK, z.Nagip Krasniqi, i cili edhe e paska bërë publike një gjë të tillë, mes tjerash, ka theksuar rëndësinë që duhet kushtuar projekteve për energjinë, por askund nuk qenka kujtuar të theksoj rëndësinë e shëndetit të banorëve të Obiliqit dhe të paktën ta ndjej obligim përmirësimin e gjendjes mjedisore e ambientale në Obiliq”, ka shkruar Gashi.

Komuna e Obiliqit ka drejtuar shkresa në Qeverinë e Kosovës dhe në ministritë e atakuara me Ligjin për Obiliqin, shkruan Gazeta Enigma.

“Komuna e Obiliqit, është institucion i vënë në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtjen e të drejtave të tyre, prandaj mirëpret dhe kërkon bashkëpunim nga Korporata Energjetike e Kosovës për këtë çështje si dhe gjatë ditës së sotme  kemi adresuar një kërkesë për obligimet e tyre të papërfunduara karshi qytetarëve të Obiliqit që i obligojnë ligjet në fuqi, ne jemi në pritje të një përgjigjeje brenda afateve në të kundërtën do ndjekim veprimet dhe rrugët tjera ligjore”, shkruan kryetari i komunës së Obiliqit.

Related Articles