Kryetari i PDK-së: Po çfarë pune po bën qeveria allahile, regjia në Kuvend më herët nuk ia dinte emrin deputetit

Kryetari i PDK-së: Po çfarë pune po bën qeveria allahile, regjia në Kuvend më herët nuk ia dinte emrin deputetit
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ky i fundit sindikatave po u ofron monolog, derisa sindikatat po kërkojnë dialog.

Përveç kësaj, në fjalën e tij Krasniqi ka deklaruar se, gjysma e deputetëve të LVV-së nuk e meritojnë pagën duke shtuar se as regjia nuk dijke emrin e deputetëve për të ia dhënë fjalën.

“Sindikatat po lypin dialog, ti po ju ofron monolog. Është ofenduese me i thanë mësuesave që duhet me dalë tek tabela e zezë. Po gjysma e deputetëve qitu se meritojnë. Madje, regjia nuk dijke me ia jep fjalën sepse nuk ia dijke emrin deputetëve. Po çfarë pune është tu bë qeveria allahile. Me logjikë të kryeministrit, duhet me ua nalë pagën edhe këtyne”, ka thënë Krasniqi. 

Related Articles