Kryetari i Pejës reagon për rastin e sulmit seksual ndaj Nikqit: Dhuna është krim i dënueshëm

Kryetari i Pejës reagon për rastin e sulmit seksual ndaj Nikqit: Dhuna është krim i dënueshëm

I pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas sulmit seksual që iu bë aplinistes, Mrika Nikqit nga i dyshuari Flori Beqiraj.

Muhaxheri tha se dhuna nuk është çështje private, por çështje sociale e politike.

“Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se në lidhje me rastin e sulmit seksual ndaj Nikqit, policia ka arrestuar Flori Beqirajn, i cili gjendet në mbajtje për 48 orë.

Related Articles