Kryetari i ri i Zveçanit do të betohet në Boletin

Kryetari i ri i Zveçanit do të betohet në Boletin

Betimi i kryetarëve të rinj në tri komunat veriore do të bëhet ditën e enjte me datë 25 maj 2023.

Aty u la të kuptohet se kjo do të ndodhte në objektet e Komunave përkatëse

Mirëpo kryetari i ri i zgjedhur në Komunën e Zveçanit përmes një postimi ka njoftuar se betimi do të bëhet në fshatin Boletin, vend i banuar me shqiptarë.

Postimi i plotë:

KOMUNIKAT PËR MEDIA

Bazuar në afatet që dalin prej Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Udhëzuesit për Inaugurimin dhe Funksionalizimin e Organeve të Komunës, ne kemi shpërndarë ftesat dhe rendin e ditës për anëtarët e Kuvendit Komunal shtatë ditë pune para seancës.

Të njëjtën shkresë e kemi dorëzuar edhe tek Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), me datë 18 maj 2023.Ftesat janë dërguar nga asamblisti më i vjetër nga mosha, që vjen nga radhët e Vetëvendosjes.

Sot, ne u njoftuam se asamblisti me i vjetër që vjen nga Vetëvendosje në koordinim me Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal, kanë caktuar mbledhjen inauguruese te Kuvendit të komunës së Zveçanit për datën 25 05.2023 në ora 10 e cila do të mbahet në Boletin.

Unë, si Kryetar i zgjedhur, së bashku me anëtarët e Kuvendit, përmes kësaj shkrese konfirmojmë pjesëmarrjen tonë në këtë seancë.

Sinqerisht,

Related Articles