Llupës së inspektorëve të shtetit që hetojnë cilësinë e derivateve në Kosovë, nuk i ka shpëtuar as Fadil Berjani, kryetari i Shoqatës së Naftëtareve të Kosovës. Ai është kapur në flagrancë duke shitur benzinë në kundërshtim me dispozitat rregullative, për çka edhe është dërguar para gjykatës nga shteti.
Sipas inspektorëve benzina që është shitur nga biznesi i tij, ka qenë në kundështim me dispozitat rregullative.
Gjetjet e MTI-së ishin konfirmuar edhe nga një laborator tjetër në Beograd dhe për këtë veprim të biznesit që ai drejton “Dilloni Benz”, Berjani është dënuar nga Gjykatat Themelore e Prishtinës, me gjobë 3 mijë euro.
Vlen të theksohet se Gazeta Enigma ka provuar të kontaktojë me Berjanin, por që ky i fundit ka qenë i paqasshëm.
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka gjetur se biznesi i Berjanit “Dilloni Benz”, ka tejkaluar limitete e presionit të avullit në derivate. Këtë veprim sipas gjykatës e ka bërë përgjatë muajve të verës së vitit 2016.
Limiti i lejuar i presionit të avullit sipas inspektorëve është 60.0 ndërsa në biznesin e Berjanit në kohën e inspektimit kihte qënë 62.5, e që sipas tyrë është jo konform dispozitave rregullative.
Lidhur me këtë veprim të tij, që është konstatuar nga inspektorët e Ministrisë së Tregtisë, pas mostrave të marra në “Dilloni Benz”, gjykata mori vendim që Berjani të dënohet me gjobë 3 mijë euro.
Gazeta Insajderi, ka siguruar aktgjykimin e Themelores, në të cilin në detaje përshkruhet se si ka ndodhur rasti.
“Me datë 18.07.2016, pas marrjes së mostrave sipas rregullave të përcaktuara me ligj, është konstatuar se benzina është shitë nga subjekti ekonomik NTSH “Dilloni Benz”, ka rezultuar pas analizës sipas raportit mbi inspektimin e cilësisë së presionit të avullit në periudhën verore ka tejkaluar limitin dhe atë është 62.5 që është jo konform dispozitave rregullative”.
“Maksimumii lejuar sipas EN ISO është maksimale 60.0 kPa (njësi matëse), sipas parametrave të përcaktuara sipas udhëzimir administrative për cilësinë e karburanteve të naftës me ç`rast ka bërë mashtrim sa i përketë cilësisë së benzinës gjatë shitjes me pakicë”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Sipas procesverbalit të seancës gjyqësore, inspektorët e ministrisë së Tregtisë, pas vizitës së muajit korrik në biznesin e Berjanit, dhe pas marrjes së mostrave për testim kishin konstatuar se benzina që shitej në “Dilloni Benz” e tejkalon limitin e presionit të avullit.
Meqë Berjani nuk ishte pajtuar me gjetjet e inspektorëve, mostrat e benzinës ishin dërguar në Beograd.
Nga këto mostra edhe në Beograd konstatohet se benzina nuk ishte konform dispozitave rregullative.
Por, gjatë seancës gjyqësore, Beriani kishte kundërshtuar raportin duke deklaruar se “mallin-benzinën e blenë nga importuesi “Lab-Oil” dhe gjatë importit ka deklaratën e konformitetit për benzinë dhe se inspektimi është bërë me datë 1.07.2016 ku është onstatuar se presioni i avullit është 56.3 që do të thotë se kanë qenë konform dispozitave rregullative”, kishte deklaruar ai.
Gazeta Insajderi lidhur me këtë ka kërkuar sqarim edhe nga kompania “Lab Oil” por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.
Gazeta ka kërkuar të dij edhe nga Beriani nëse e ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore lidhur me dënimin e tij, por ai deri në publikim e tekstit nuk ka kthyer përgjigje. Berjani nuk ka traguar as nëse e ka paguar dënimin prej 3 mijë eurosh të shqiptuar nga gjykata.